Ka me dhjetra hotspote mjedisore të trashëguara nga koha e komunizmit dhe shumë të tjera të krijuara vitet e fundit të cilat rrezikojnë seriozisht shëndetin e qytetarëve. Në bazë të auditimeve që i ka bërë zonave me nivel të lartë ndotje, KLSH ka konkluduar se Shqipëria jo vetëm që nuk ka bërë progres në luftën për mbrojtjen e mjedisit, por në disa zona është vënë re përkeqësim.

Me dhjetëra hotspot-e (vende me ndotje të lartë) të dokumentuara dhe të padokumentuara, të trashëguara nga sistemi komunist, si dhe me dhjetëra hotspot-e apo probleme të tjera mjedisore të krijuara nga industritë ndotëse këto njëzet vitet e fundit”.

Gjatë takimit vjetor të Grupit të Punës së EUROSAI-t mbi Auditimin Mjedisor, kreu i Kontrollit të Lartë të Shtetit, Bujar Leskaj, tha se shkatërrimi i burimeve natyrore, parqeve, lumenjve dhe pyjeve rrezikojnë jetën e qyetarëve dhe të bëhen pengesë në integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian.

“Shkatërrimi i parqeve natyrore, ndotja e ujërave të lumenjve dhe deteve, ndotja e tokës, zhdukja e pyjeve dhe zhdukja e shpejtë e biodiversitetit dhe ekosistemeve mund të jenë të pakthyeshme, nëse vazhdohet me ritmin aktual dhe mund të rezultojnë në një rrezik serioz për jetën e qytetareve shqiptare në terma afatgjatë, si dhe një pengesë në integrimin e suksesshëm të Shqipërisë në strukturat evropiane”.

Në një kontroll që KLSH të realizuar dy vite më parë është konstatuar se megjithëse në Shqipëri ka institucione të mirëorganizuara për mbrojtjen e mjedisit, kërcënimi për ndotjen mbetet i lartë.

Tv Klan