policia-burkina

Të paktën 26 persona u vranë gjatë sulmit xhihadist në një hotel në qendër të qytetit të Uagadugut, në Burkina Faso. Mes viktimave janë edhe 3 autorë të sulmit.

Ministri i Brendshëm vendas tha se rreth 126 persona u morën peng, por u arrit të shpëtoheshin.

Një nga grupet e al-Kaeda mori autorësinë e sulmit. Hoteli i sulmuar njihet si një vend i frekuentuar kryesisht nga të huaj.

Sipas BBC, personat e vrarë ishin nga të paktën 18 vende të ndryshme. Në ndihmë të policisë vendase kanë shkuar edhe Forcat Speciale Franceze.

Tv Klan