dhoma amerikaneDhoma Amerikane e Tregtisë i kërkon qeverisë shqiptare stabilitet me konçesionet dhe thjeshtëzim të sistemit të taksave në vend, pasi në të kundërt paralajmeron rrezikun e largimit të investitorëve të huaj nga Shqipëria drejt vendeve të rajonit.

Presidenti i Dhomës Amerikane të Tregtisë shpreh shqetësimin edhe lidhur me bllokimin e lejeve të ndërtimit, pasi ky vendim sipas tij po bën që bizneset të mos investojnë më në Shqipëri.

Presidenti i Dhomës Amerikane jep edhe një shembull për qeverinë shqiptare.

Edhe Konfindustria i ka kërkuar qeverisë që të rikthejnë taksën e sheshtë në masën 9.5 përqind, për ato biznese që nuk përfitojnë nga punët publike.

Raporti i INSTAT flet për ulje me 50 % të investimeve të huaja në tremujorin e dytë të vitit 2014. Qeveria ka pranuar se disa taksa do të rishikohen në paketën e re fiskale.

Sipas Ministrave të Financave dhe të Ekonomisë do të ketë një balancim të tyre, por asnjëri prej tyre nuk ka folur në terma konkretë se cilat do të jenë taksat që do të preken dhe se në ç’masë do të jenë ndryshimet.

Tv Klan