Pas “Club Med”, kompanisë së dytë në botë në fushën e turizmit, një tjetër kompani e madhe që kishte parashikuar të investonte plot 450 milionë dollarë në turizëm, ikën nga Shqipëria.

“Omnix Albania” njoftoi vendimin e saj duke sqaruar zyrtarisht se shkak i tërheqjes së investimit është sulmi barbar ndaj investitorit libanez me shtetësi amerikane, Fadi Mitri dhe familjes së tij më 10 Shtator, në rrugën Tiranë – Rinas.

Ajo e shoqëroi njoftimin edhe me një fotot të biznesmenit të përgjakur nga dhuna barbare.

“Omnix Albania” thotë se “ky akt i rëndë kriminal ia ka dalë të rrënojë përpjekjet e kompanisë për ndërtimin e një kompleksi turistik në Gjirin e Lalzit”.

gjiri i lalzit

Është ky projekt që shihni në këtë foto, për të cilin do të investoheshin 450 milionë dollarë dhe që parashikonte ndërtimin e një hoteli me 5 yje, të 370 suitave, dyqaneve, një bulevardi, një akuaparku dhe bareve e restoranteve që do ta fusnin bregdetin shqiptar në listën e destinacioneve me standarde të larta turistike.

“Omnix Albania” sqaron se ky investim do të hapte 1 200 vende pune deri në vitin 2018 dhe do t’i jepte Shqipërisë pamjen e një vendi si destinacion turistik numër 1 në Adriatik e Ballkan.

Ky investim prej 450 milionë dollarës do të kontribuonte direkt në rritjen ekonomike të Shqipërisë. Por ky projekt gjigant për një vend me ekonomi të vogël e turizëm të pazhvilluar, është hedhur në erë nga akti kriminal i dhunës ndaj biznesmenit të huaj, Faadi Mitri, në mes të ditës në Tiranë.

Kompania “Omnix Albania”, e regjistruar në Shqipëri që në vitin 2008, thotë se sulmi ndaj investitorit është bërë shkak për tërheqjen jo vetëm nga ky projekt, por nga çdo investim tjetër në Republikën e Shqipërisë.

Personat që e sulmuan kur ai po udhëtonte me familjen e tij i kërkuan që të largohej nga Shqipëria dhe të ndërpriste punimet në Gjirin e Lalzit. Njëri prej tyre është kapur nga policia, ndërsa dy të tjerë janë në kërkim.

Dhuna ndaj biznesmenit libanez dhe tërheqja e investimit prej 450 milionë dollarësh janë një këmbane alarmi për të gjitha investimet e huaja.

Në kushtet e pasigurisë, asnjë sipërmarrës i huaj nuk do të pranonte që të hidhte para në Shqipëri, duke rrezikuar jo vetëm investimin, por edhe jetën e tyre.

Deklarata e plotë:

Sulmi barbar i datës 10 shtator kundër Z. Fadi Mitri dhe familjes së tij na ka hidhëruar dhe trishtuar pa masë. Ky akt i rëndë kriminal ja ka dalë që të rrënojë përpjekjet e Omnix Albania përgjatë këtyre viteve të fundit për ndërtimin e një kompleksi turistik prej 450 milion USD në Gjirin e Lalëzit. Ky projekt turistik konsistonte në ndërtimin e hoteli me 5 yje, 370 dhoma suita, me të gjithë elementët e tjerë të një

standardi

më të lartë, ambiente për shitje dhe dhënie me qira, aquapark, dyqane, bulevard, bare, restorante, etj. Ky projekt gjigant synonte do të hapte rreth 1200 vende pune deri në vitin 2018, si dhe do t

i j

e

pte Shqipërisë pamjen e një vendi si destionacion turistik numër 1 në Adriatik dhe

Ballkan

. Me këtë investim Omnix Albania do të kontribuonte direkt në rritjen

ekonomike

të Shqipërisë. Si konkluzion Omnix Albania dënon ashpër këtë ngjarje të rëndë kriminale, e cila sjellë indinja

të për çdo shqiptar. Duke fill

uar nga sot Omnix Albania tërhiqet nga çdo investim në Republikën e Shqipërisë.

Falënderojmë

qeverinë e Shqipërisë për kujdesin ndaj familjes së zotit Fadi Mitri në këtë moment të vështirë për ta. I jemi mirënjohës të gjithë atyre

miqve

, shumica shqiptar, të cilët kanë qëndruar pranë dhe kanë mbështetur familjen e zotit Fadi Mitri në këto ditë. Jamal Abu Issa, drejtues i OMNIX Group.