Dhuna ndaj gazeatrit Elvi Fundo, reagon organizata “Reporterë pa Kufij”

Për dhunën ndaj gazetarit Elvi Fundo ka reagur edhe organizata “Reporterët Pa Kufij”. Ajo dënoi sulmin fizik të javës së kaluar dhe u bën thirrje autoriteteve shqiptare të zbardhin ngjarjen e të çojnë përgjegjësit para drejtësisë.

Drejtorja e Organizatës për Ballkanin, Pauline Ades-Mevel, nënvizoi se shpreson që çështja të mbyllet shpejt.

Siç raporton edhe “Reporterë pa Kufij”, Fundo nga spitali mohoi se sulmi ndaj tij kishte një prapavijë politike, duke sqaruar se për dhunën mund të jenë bërë shkas investigimet e tij të fundit. Përmes një postimi në rrjetet sociale, Fundo e cilësoi sulmin vepër të krimit të financuar nga klane korruptive mediatike të lidhura me drogën.

Gazetari Elvi Fundo u godit më 8 Mars nga dy persona të paidentifikuar në zonën ish-Stacionit të Trenit në Tiranë. Menjëherë pas ngjarjes reagoi ashpër Autoriteti i Mediave Audiovizive duke e konsideruar veprimin një sulm të drejtpërdrejtë ndaj fjalës së lirë. 

Edhe Shoqata e Gazetarëve Profesionistë të Shqipërisë dënoi me forcë dhunën e ushtruar ndaj gazetarit Elvi Fundo. Ajo i bëri thirrje policisë që të zbardhë sa më shpejt këtë akt barbar dhe të vendosë para ligjit autorët. Dhuna ndaj tij u dënua edhe nga krerët të shtetit e politikës.

Tv Klan

Kategori
AktualitetTe funditTë gjithaVideo
0 Komente

Përgjigju

*

*