Nisi nga rrugët e Tiranës si çdo derbi i viteve të fundit, por përfundoi në një mënyrë të shëmtuar.

Tirana – Partizani u mbyll 2 – 2 në 90 minuta të luftuara fort, ku nuk munguan golat, rastet, por edhe spektakli në tribuna. I pari që tejkaloi emocionet e një zyrtari ishte drejtori i stadiumit, Ksenofon Haskoçela, që provokoi tifozët miq, duke u hedhur mbrapsht një tymuese.

Në fund banderolë e harruar nga tifozë të Partizanit u bë preteksti për përplasje fizike ndërsa në konflikt u përfshi edhe një punonjës i Partizanit, si dhe Drejtori Sportiv i Tiranës, Muka.

Drejtori i Përgjithshëm i Partizanit, Dritan Dervishi u lëndua në fytyrë dhe për këtë ai akuzon të afërm të presidentit të Tiranës, Halili.

Partizani lajmëroi një padi për ushtruesit e dhunës, ndërsa do të kërkojë nga komisionet dënimin maksial të Tiranës si klub pritës deri në dhënien e 3 pikëve në tavolinë. Në reagimin e saj, Tirana thotë se ishin tifozët e Partizanit, ata që provokuan situatën dhe se shkatërruan stolat e stadiumit.

Ndërsa Fedarata Shqiptare e Futbollit e konsideroi atë që ndodhi një ngjarje të rëndë, duke apeluar që klubet të marrin masa, që situata të tilla të mos përsëriten.

Federata kërkoi komisioneve përkatëse, që të zbatojë në mënyrë rigoroze rregulloren për shkaktarët e ngjarjeve të tilla, që s’kanë lidhje me futbollin.

Tv Klan