Me buzë të çarë, sy të nxirë dhe me hundët gjak do dukeshin personazhet vizatimore nëse do të prekeshin nga dhuna në familje.

Ky është një projekt i cili vjen nga artisti italian, Alexsandro Palombo i cili ka krijuar disa imazhe sa të dhimbshme aq edhe reale në ditët e sotme.

Në imazhet e tij shfaqen personazhet femërore të filmave vizatimorë se si do të dukeshin nëse do të dhunoheshin nga bashkëshortët e tyre.

Palombo shkruan në website-n e tij se mijëra gra vriten çdo ditë në të gjithë botën e ky fenomen i papranueshëm duhet të zhduket sa më parë.

Kjo formë sensibilizimi vjen si pasojë e organizimeve globale në ditën Ndërkombëtare për Eleminimin e Dhunës ndaj Grave, më 25 nëntor.

K. Petro