Nga Prokuroria Publike nuk japin informacione se cilët agjentë konkretisht po hetohen, nën arsyetimin se kjo tradhton procedurën para-hetimore. Megjithatë, konstatimet e grupit të punës pranë MPB-së të cilët kanë hartuar raportin për zhvillimet e 27 prillit në Kuvend, kanë konstatuar se në mesin e turmës së dhunshme ka pasur edhe agjentë të Agjencisë së Inteligjencës dhe agjentë të DSK-së. Në raport është vërtetuar prezenca e tyre duke marr për bazë veprimet e agjentëve, një pjesë e të cilëve atë natë nuk kanë qenë në detyrë.

Burime të Alsat M nga Prokuroria Publike shpjegojnë se dyshimet për përfshirje të agjentëve më 27 prill i vërtetojnë veprimet e peronave me maska, të cilët më 27 prill ishin jo të paktë në Kuvend. Lidhur me veprimet e tyre, MPB ka ndërmarr masa disiplinore ndaj dy agjentëve të DSK-së të cilët pas ngjarjeve të përgjakshme kanë tentuar që të marrin incizimet nga kamerat e sigurisë.

Jashtë hetimit, mediat zbuluan edhe prezencën e agjentit serb nën petkun e diplomatit Goran Zhivaleviq në Kuvend, i cili për mediat serbe deklaroi se për prezencën e tij ka qenë i njoftuar Kabineti i Presidetit Gjorge Ivanov, konkretisht këshilltari për siguri Sinisha Aleksovski.

Ritmi me të cilin po ecën hetimi për 27 prillin në Departamentin për krim të organizuar dhe korrupsion nuk përjashton mundësinë që përgjegjësia e deputetëve të VMRO-DPMNE-së, Kërsto Mukoski dhe Sashe Vasilevski të zhvendoset në fazën e fundit të hetimit. Rikonstruktimi i lëndës ka bërë që organi akuzës hetimit e veprave konkrete penale si dhunë dhe tentim vrasje t’i lë nën kompetencë të Prokurorisë Publike, ndërsa veprat që kanë bazë për krim të organizuar të procedohen në këtë prokurori. Krimi organizuar deri më tani ka dëgjuar dhjetëra dëshmitarë dhe të dyshuar, por akoma për asnjë të dyshuar nuk është hapur akuzë e as nuk është proceduar padi penale./ALSAT -M