stadium

Beogradi është kthyer sërish në arenë përleshjesh.

Kësaj here dhuna pushtoi tribunat në derbin Crvena Zvezda – Partizani.

Policisë i është dashur rreth 45 minuta për të vendosur qetësinë. Në tribunë nuk ka munguar edhe Ivan Bogdanov, protagonist në dhunën e ndeshjes Serbi – Shqipëri.

Policia ka njoftuar se ka ndaluar rreth 20 persona përgjegjës për incidentet. Dhjetëra tifozë janë përgjakur.

Stadiumi u shkatërrua. Zëvendëspresidenti i federatës serbe kishte paralajmëruar pak ditë më parë, se sjellja e dhunshme e tifozëve mund t’i kushtonte Serbisë përjashtimin nga UEFA.

Tv Klan