Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesat (SHÇBA ) ka arrestuar inspektorin e policisë, Shpëtim Loka, për shkak se dyshohet se ka dhunuar bashkëshorten, e konstatuar kjo edhe me shenjat e dukshme të dhunës.

Sipas kallëzimit të bërë nga shtetësja M.L. banuese në Babrru të Kamzës, i shoqi mësohet se ka ushtruar dhunë fizike në raste të përsëritura, për shkaqe xhelozie.

Rasti i fundit ka qenë një ditë më parë.

Shpëtim Loka ishte trup shërbimi në stacionin e policisë kufitare Sopik, në Drejtorinë e Kufirit në Gjirokastër, me gradën inspektor./tvklan.al