Ylli Sala është biznesmeni që u dhunua ditën e djeshme në fshatin Labinot Fushë në Elbasan. 50-vjeçari, përfundoi i gjakosur dhe me plagë të rënda, në repartin e traumës. Por, ndryshe nga sa u raportua se sherri ka qenë për një kanal të ujërave të zeza, mësohet se shkaku i dhunimit të biznesmeni është një tjetër.

Vajza e tij, Suzana  Sala, 26- vjeçe ka folur për www.tvklan.al dhe ka treguar se nuk është dhunuar vetëm babai i saj, por e gjithë familja është në spital, nëna, motra dhe vëllai. “Vetëm unë kam shpëtuar pa u dhunuar, të gjithë pjestarët e familjes janë në spital”.

Sipas, Suzanës konflikti është i hershëm dhe ka të bëjë më një biznes privat , pronari i së cilës do të zbrazë gjithë mbetjet e fabrikës së tij para karburantit të familjes së saj. Ky konflikt ka kohë që ka nisur dhe madje është raportuar si problem në Bashkinë e qytetit të Elbasnait, por askush nuk është përgjigjur.

Gjithashtu Suzana tregon se babai dhe familjarët e saj janë gjuajtur me armë.

Për të njëjtin konflikt banorët e fshatit Labinot – Fushë,  gjatë ditës së sotme kanë protestuar dhe debatuar me përfaqësues të firmës, e cila merret me përpunimin e produkteve të detit. Ata kanë kundërshtuar me forcë hedhjen e mbetjen në pronat e tyre. Sikurse duket edhe në videon e sjellë nga Tvklan.al banorët nuk lejojnë mjetet të punojnë duke kërkuar leje mjedisore, të cilën sipas tyre firma nuk e disponon.

https://youtu.be/35lc-0C8NoU