ish te burgosuritDëmtimi i një prej objekteve të Memorialit “Post-Bllok” shkakton edhe reagimin e ish-të burgosurve politikë.

Një përfaqësi e kësaj shoqate e quajti dhunimin e instalacionit një sjellje me prapavijë politike.

Ish-të burgosurit i janë bashkuar kërkesës së dy autorëve të “Post-Bllok”, Fatos Lubonjës, Ardian Isufit dhe Bashkisë Tiranë për identifikimin e autorëve.

Deri më tani nuk ka një deklaratë të policisë nëse është nisur një hetim për ngjarjen e së hënës.

Një ditë pasi u vu re dhunimi i rrethimit të qelqtë të bunkerit, një nga vendet më të vizituara të turistëve të huaj që nga marsi i një viti më parë, dëmtimi është thelluar.

Tv Klan