Elbasan- Në këtë gjendje u dërgua në spitali biznesmeni Ylli Sala, pronar i një guroreje dhe një pike karburanti në fshatin Labinot Fushë në Elbasan.

50-vjeçari, përfundoi i gjakosur dhe me plagë të rënda, në repartin e traumës, pak momente pasi ai kishte mbërritur në spital.

biznesmeni

Sala dyshohet se u godit nga një person, të cilin policia thotë se e ka identifikuar dhe e ka shpallur në kërkim.

Ngjarja ndodhi për shkak të një konfliktit që lidhet me ndërtimin e një kanali të ujërave të zeza të zonës, që kalon pranë përmes banesave në fshatin Labinot- Fushë, fare pranë banesës së tregtarit.

biznesmeni-elbasan

Sipas burimeve të policisë i dyshuari është punonjës i një kompanie ndërtuese që po punon në këtë zonë. Fillimisht mësohet se disa gra të lagjes kanë debatuar me punëtorët e firmës ndërtuese ndërsa më pas biznesmeni ka shkuar duke dabatuar.

Në debat e sipër është konfliktuar me punëtorin i cili edhe e ka goditur. Sala tashmë ndodhet në spital jashtë rrezikut, për jetën ndërsa policia nisi hetimet për ngjarjen. / TV KLAN