Një 28-vjeçar ka përfunduar në prangat e policisë së Vorës, pasi dhunoi me sende të forta një 58-vjeçar. Burime zyrtare sqarojnë se i arrestuari është Mikel Shaba, banues në Tiranë.

I riu, sipas policisë, ka goditur me sende të forta 58-vjeçarin P. D., ngjarje e ndodhur në fshatin Marikaj. I lënduari ndodhet aktualisht në spital nën kujdesin e mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.

/tvklan.al