Dhunohej fizikisht dhe psikologjikisht, denoncon në polici bashkëshortin. Një 47- vjeçare nuk ka duruar më dhe ka bërë një kallëzim në policinë e qytetit të Durrësit, pasi bashkëshorti i saj, Kastriot Pepkolaj e dhunonte në banesë. Policia ka arrestuar 49-vjeçarin menjëherë pas kallëzimit të P.P. 

Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës për veprime të mëtejshme për veprën penale”Dhunë në familje”./tvklan.al