Fier- Dhuna në familjet shqiptare vazhdon ende të mbetet një fenomen shqetësues.

 Një 32 – vjeçar ka rënë në prangat e policisë, pasi ka ushtruar dhunë fizike e psikologjike ndaj bashkëshortes së tij V.N, 24 vjeçe, në prani të fëmijës së tyre të mitur.

32 vjeçari me inicialet J.A, , banues në Fier ka dhunuar disa herë bashkëshorten e tij.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Fier për veprën penale “Dhunë në familje”./tvklan.al