Një 39 vjeçar ka përfunduar në prangat e Policisë së Tiranës, pasi ushtoi dhunë mbi familjen e tij.

Alban Balla, banues në kryeqytet, u ndalua nga efektivët e Komisariatit Nr 3 pasi rreth orës 22:00 të së hënës ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj bashkëshortes 31 – vjeçare D. Balla dhe vajzës së tyre 13 vjeçare.

E gjithë ngjarja, sipas policisë, ka ndodhur gjatë kohës që i ndaluari ishte në gjendje të dehur. Ndërkohë, një kontroll i ushtruar në banesën e tij çoi në zbulimin e një arme gjahu “Kralmagnum”, që e kishte pa leje, si dhe 38 fishekë, 12 prej të cilëve të vendosur gjerdan./tvklan.al