Një tjetër rast dhune në familje. Policia e Krujës ka arrestuar në flagrancë një 45-vjeçar teksa dhunonte fizikisht dhe psikologjikisht bashkëshorten e tij 5 vite më të re.

Në pranga përfundoi Lavdi Dibrani, banues në Krujë, pasi ditën e djeshme u kap teksa dhunonte gruan e tij.

Ai akuzohet për veprën penale “Dhunë në familje” dhe materialet kundër tij i kaluan

Prokurorisë së Krujës./tvklan.al