Prania e kryeministrit Edi Rama në bienalen e 57-të të Venecias, një nga më prestigjiozet e artit bashkëkohor në botë, tërhoqi vëmendjen e “Rai”-t. “Dhuntitë artistike të kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama” është një mikrografi që “Rai Arte” sjell për Edi Ramën artist. Rrëfimi nis me prezantimin në bienale, një letër muri e krijuar me vizatimet që ai realizon gjatë punës si kryeministër, me të cilën ka veshur edhe muret e zyrës së tij, por që në rastin e bienales ndërton një dialog me veprat e Olafur Eliasson për ekologjinë dhe luftën kundër varfërisë.

Për të mbërritur deri te kryeministri Rama, “Rai Arte” bën një udhëtim në kohë. Duke e nisur me Edi Ramën student, më pas Ministër i Kulturës, për tu ndalur me gjatë të profili i kryebashkiakut të Tiranës dhe te një nga vendimmarrjet e tij, lyerja me ngjyra e fasadave të pallateve të ndërtuara gjatë komunizmit.

Projektet për artin dhe kulturën të Edi Ramës, Mattezo Renzin e shqiptarëve që militantët e partisë së tij e adhurojnë, siç thuhet në këtë profil vazhduan edhe në kryeministri, me “Qendrën për hapje dhe dialog”.

Paralelisht me politikën Edi Rama rrëfen edhe për hapësirën që i lë artit.

Në të ardhmen, në atë që e quan si jetën e tij të tretë, pas asaj si artist dhe politikan, në projektet e Edi Ramës, është ndërthurja e këtyre dy eksperiencave për t’ia transmetuar më të rinjve./Tv Klan