Presidenti Ilir Meta i ka dhuruar gazetarit Blendi Fevziu një dron me rastin e 20 vjetorit të emisionit “Opinion”.

Meta:

Kemi sjellë diçka për të ndihmuar regjinë tuaj, sepse ju gjithmonë na merrni nga para, nga prapa, në mënyrë të befasishme… Mendova bashkë me vajzën time, Erën, t’ju sjellim një dron, që të na merrni edhe nga lart.

Fevziu:

Po droni mund të jetë shumë problematik. Se kushedi çfarë mesazhesh do ju zbulojmë politikanëve që ju çojnë kryetarët e partive.

Meta:

 Ju gjithmonë përpiqeni, është një kënd tjetër, është një lartësi e re për regjinë tuaj.

Fevziu:

Është një dron. Në fakt dhuratë më e mirë është për regjisorin, gjithsesi unë ju falenderoj.

Fevziu:

Është një dron. Në fakt dhuratë më e mirë është për regjisorin, gjithsesi unë ju falënderoj. Unë ju falënderoj shumë, edhe do shihemi, megjithëse thuhet se presidentët thuhet se nuk kanë shumë çfarë të flasin, por duhet të jenë të qetë.

Meta:

Padyshim, ne gjithmonë jemi të hapur edhe shpresojmë që ju gjithmonë t’i ndihmoni të kenë grinte, por jo të jenë nervozë.  

Intervista me Metën u zhvillua në sheshin para Universitet Nënë Tereza, ku Blendi Fevziu, për të festuar 20 vjetorin e emisionit ka ftuar rreth 600 të persona, mes të cilëve politikanë të rëndësishëm të Shqipërisë, Kosovës dhe Maqedonisë.

/tvklan.al

https://www.youtube.com//embed/PO5mr3iZbYY