Krerët e Lëvizjes 5 Yjet dhe Lega Nordit në Itali po intensifikojnë përpjekjet për formimin e qeverisë së re. Di Maio dhe Salvini zhvilluan të dytin takim brenda 2 diutëve, që kur Silvio Berluskoni i hapi dritën e gjelbër partnerit të tij të qendrës së djathtë Lega Nord për tu bërë pjesë e një qeverie të përbashkët me 5 Yjet.

Aktualisht diskutohet për përafrimin e qëndrimeve të kundërta në çështje si vendosja e taksës së sheshtë, të ardhurat nga marrja e shtetësisë, dëbimin e emigrantëve ilegalë apo ligjin për zgjatjen e moshës së pensionit. Ka përparime, megjithatë dy liderët kanë kohë deri të hënën për të nënshkruar marrëveshjen për bashkëqeverisje.

Me pikëpyetje është se cili do të jetë kryeministër. Di Maio e Salvini kanë hequr dorë nga pretendimi si shenjë e vullnetit të mirë për të arritur marrëveshje. Diskutohet që Di Maio të drejtojë ministrinë e Jashtme, e Salvini të Brendshmen.

Të dyja partitë arrijnë votat e nevojshme për formimin e qeverisë së re, që i jep fund ngërçit të krijuar prej zgjedhjeve të 4 Marsit, ku asnjë grupim nuk siguroi përqindjen e nevojshme për të qeverisur.

Tv Klan