Princeshë Diana ka regjistruar në mënyrë të fshehtë vetën duke përshkruar dëshpërimin se saj, duke nisur që nga momentet e para të njohjes me Princin Charles deri te martesa dhe hyrja në familjen mbretërore. Andreë Morton, autori i biografisë së Princeshës së Uellsit rrëfen se Diana nuk ishte fare e lumtur me martesë e saj dhe se kishte tentuar disa herë të vriste veten.

Princesha e Uellsit shpjegon se në kohën kur u njoh me Çarlin ishte e dobët, pa tualet dhe një vajzë jo inteligjente, por ajo kishte tërhequr vëmendjen e tij, pasi bënte shumë zhurmë. Diana i rrëfën motrës së saj se nuk dëshironte të martohej me Princin e Uellsit, por për të ishte tepër vonë, pasi ishte e zgjedhura e tij. Ajo thotë se në kohën Princ Çarls i propozoi për martesë, ishte totalisht kundër.

Në regjistrimet e dërguara gazetarit Morton, Diana përshkruan në hollësi daljen e parë publike me Princin Charles, të cilës ajo e quan një katastrofë. Në mars të vitit 1981, Diana asokohë 19 – vjeç shoqëron Çarlsin për herë të parë. Ajo mban veshur një fustan të zi, me një dekolte të theksuar, çka princit nuk i pëlqen. Diana kujton edhe takimin e parë me princeshën e Monacos, e cila i thotë me shaka të mos shqetësohej, pasi gjërat vetëm sa do të përkeqësoheshin.

Princeshë Diana humbi jetën në një aksident në Paris në 31 gusht të vitit 1997.

Tv Klan