DicaprioAktori Leonardo Dicaprio nuk ka fat në marrjen e çmimeve, por kësaj herë fondacioni “Clinton Global Initiative” ka menduar për të.

Aktori 39-vjeçar do nderohet si aktivist për mbrojtjen e mjedisit.

Në po të njëjtën mbrëmje me çmim për krijimin e paqes do të nderohet edhe Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga .

Aktori DiCaprio kohët e fundit ka dhuruar 7 milionë dollar për të mbrojtur oqeanet e botës.

Mbrëmja e madhe do të mbahet në 21 shtator në Manhattan.

K. Petro