Beqari shumëvjeçar, Leonardo Dicaprio duket se nuk e ndan asnjëherë mendjen kur vjen puna tek marrëdheniet në çift. Edhe pse kanë gati 3 vite të ndarë, aktori 42 – vjeçar është rikthyer sërish tek ish e dashura, modelja gjermane, Toni Garrn.

Çifti u fotografua duke dalë nga një klub nate në Nju Jork, teksa ishin kapur për dore. Me t’u rrethuar nga paparacët duart e tyre u lëshuan, por dëshmitarët thanë se modelja 25 – vjeçare nuk vonoi t’i afrohej sërish aktorit hollivudian.

Bukuroshja gjermane, nuk shpëtoi pa u komentuar edhe për veshjen e saj shik. Një jelek i zi, ku dukej barku i palestruar dhe një palë pantallona të zeza. Veshjen e mbrëmjes 25 – vjeçarja e zbukuroi me një xhaketë sportive të hedhur rishtaz mbi shpatulla./ Tv Klan