Më në fund Chelsea është ulur ne bisedime për të shitur sulmuesin Diego Costa. Futbollisti edhe pse konsiderohet një nga sulmuesit më të rrezikshëm në botën e futbollit nuk u bë pjesë e skuadrës. Prej kohësh ai madje po qëndron në Brazil. Orët e fundit duket se po plotësohet edhe dëshira e tij për tu rikthyer në kampionatin spanjoll, pikërisht tek Atletico Madrid.

Sipas mediave britanike operacioni i kalimit të certifikatës së tij të transferimit nga Londra nw Madrid do të kushtojë 60 milionë euro. Costa do të bëhej kështu lojtari më i shtrenjtë në historinë e klubit spanjoll.

Orët në vazhdon duket se do të jenë vendimtare edhe për klubin e Atleticos që deri tani e ka patur të ndaluar të bëjë blerje futbollistësh.

Duket se gjërat po ndryshojnë dhe Diego Simeone mund të marrë një dhuratë mjaft të vlefshme edhe pse krishtlindjet janë larg.

 Tv Klan