Diego Costa do ta linte Chelsea-in vetëm për Atleticon e Madridit. Futbollisti i Chelsea më në fund ka folur dhe fjalët e tij duket se janë një kërkesë ndaj ekipit spanjoll për tu rikthyer edhe një herë në Primera Division. 28 vjeçari që ka mbajtur peshën e sulmit tek londinezët ka shuar kështu thashethemet, mediatike dhe jo vetëm.

“Është vetëm një skuadër që mund të largojë nga këtu

” ka thënë braziliani gjatë një intervistë dhe ky është ish ekipi i tij për të cilin luajti deri 4 vite më parë. Ai ka shprehur në këtë mënyrë gatishmërinë për tu rikthyer në Spanjë. Në këtë moment tregu është i hapur.

Të vetmit për tu bindur janë drejtuesit e Chelsea, por duke qenë se prevalon dëshira e futbollistit, në të tilla raste, Chelsea mund të pranojë ofertë vetëm nga spanjollët për momentin, sigurisht nëse ajo do të ishte e kënaqshme.

Tv Klan