Diazzz ciftCameron Diaz është një ndër femrat më në formë të Hollywoodit, prandaj ajo nuk dëshiron që i dashuri i saj të quhet obez, duke e detyruar këtë të fundit të nisë dietën.

Aktorja 42-vjeçare është lidhur me rokckerin Benji Madden që në maj të këtij viti, e duke qenë se lidhja po forcohet dita-ditës, ajo shqetësohet edhe për shëndetin e tij.

Por dieta po e fut pak në “sherr” çiftin, duke qenë se Benji e ka të vështirë të kufizohet në ushqimet që i pëlqejnë.

Një burim i afërt me çiftin ka thënë për revistën “Ok”, se Diaz dëshiron që Benji në radhë të parë duhet të mësojë të konsumojë gjëra të shëndetshme.

Pas vendimit për të bashkëjetuar, ka patur momente tensioni për çiftin, për shkak se Benji nuk ka pasur shumë përvojë në punët e shtëpisë, ka qenë vertetë një rremujaxhi. Por tashmë këto i takojnë së kaluarës, sepse çifti ka tashmë përparësi dietën.

M.S