Olives , nuts and avocado in heart-shaped dishes

Shtoni më shumë vaj ulliri dhe fruta të thata në dietën tuaj e do të parandaloni problemet e kujtesës dhe humbjen e aftësive njohëse që vijnë me plakjen.

Ju keni dëgjuar miliona herë se dieta moderne mediterrane është e mirë për ju, por tani nëse ju ndiqni këto këshilla dieta do të jetë e mirë edhe për trurin tuaj gjithashtu.

Në një studim të publikuar në JAMA Internal Medicine thuhet se Dr. Emilio Ros nga Spitali Klinik në Barcelonë, Spanjë dhe kolegët e tij kanë drejtuar një studim me 447 meshkuj dhe femra të moshës nga 55 deri 80 vjeç.

Vullnetarët ishin të shëndetshëm, por disa prej tyre kishin shfaqur më herët probleme me tensionin, konsumonin cigare, etj.

Secili grup u caktua të konsumonte për afërsisht 4 vjet, një dietë mesdhetare e cila përfshinte 1 litër vaj extra virgin në javë, një dietë mediterrane ku përfshiheshin 30 gram fruta të thata në ditë dhe një dietë me yndyrna të ulta.

Hulumtuesit kryen test të funksonimit të trurit në fillim të dietës dhe në përfundim të saj.

Në fund të studimit ata që konsumonin më shumë vaj ulliri në dietën e tyre treguan rezultate më të mira të kujtesës, ata që konsumuan fruta të thata treguan aftësi më të mira përpunuese, ndërsa grupi i dietës me pak yndyrna me qëllimin e humbjes sa më shumë në peshë, rezultoi me rënie të aftësisë përpunuese dhe humbje të kujtesës.

tvklan.al