Dietologe – Nutricioniste, Rolina Naço ka bërë me dije disa të vërteta rreth ushqimeve që duhet të konsumojmë. Duke iu referuar fetstave të fundvitit, si dhe tryezave me ëmblësira të cilat dashje pa dashje kanë bërë që të humbasim linjat, Naço thote se nuk ekziston dieta magjike, e cila premton rënie të shpejtë dhe çudibërëse. Dietologia rrëfen se për një fizik të rregullt është shumë i rëndësishëm plani ushqimor, aktivitetet fizike, si dhe zbatimi me përpikmëri i orarit të ushqyerjes. Konsumimi i ujit në dimër apo i çajrave janë një tjetër faktor pozitiv për shëndetin, pasi ofrojnë një sasi vlerash antioksiduese dhe ju përforcojnë imunitetin dhe rikthimin në linjat tuaja.

 

DIETAAAAAA

Festat mbaruan dhe të gjithë janë duke menduar për Kg që u shtuan në fundvit

Nuk duhet t’ju kap paniku keni kohë deri në stinën e verës për të arritur te pesha juaj pse jo dhe te pesha ideale për ata që nuk janë. Në të vërtet si fillim do këshilloja të mos kërkojmë dietën magjike që premton rënie të shpejtë dhe çudibërëse. Pasi ashtu siç e keni kuptuar dhe nga herë të tjera që keni provuar nuk ekziston. Nëse kërkoni mënyra dobësimi drastike pasi jeni demoralizuar po ju kujtoj se nuk ka edhe pse shpeshherë gënjeheni pas dietave premtuese, produkteve të ashtuquajtura bimore dhe që shkrijnë dhjamin si magji ose vegla, streçe, sauna dhe aparatura magjike. Më besoni se nëse ekzistonte një produkt ose aparaturë e tillë të parët do e kishin përdorur amerikanët që kanë mjaft probleme madhore me obezitetin.

Duhet të bëjmë një plan ushqimor në të cilin të reduktojmë ‘ushqimet e tepërta’ me të cilat kemi abuzuar, si dhe të fillojmë një lloj aktiviteti fizik. Kur themi aktivitet fizik nuk do të thotë të bëjmë maratonë, por majfton 3 – 5 herë në javë 45 – 60 min ecje ose 4 orë ecje në javë.

Kur them të tepërtat nënkuptoj:

  • Evitojmë pijet alkoolike dhe i zëvendësojmë ato me ujë.
  • Evitojmë mishin e kuq dhe e zëvendësojmë atë me peshk dhe le gume (fasule, thjerrza, bizele, qiqra etj.)
  • Evitojmë proshutat të tipit krudo, bejkon, salçiçet, suxhuk, proshuta etj.
  • Evitojmë djathrat kaçkavall dhe preferojmë nga bulmeti vetëm qumësht dhe kos të skremuar, gjizë. Nga djathrat do të rekomandoja vetëm djath mocarela ose djath nape, pasi kanë më pak yndyrë dhe më pak kripë.
  • Evitojmë totalisht produkte me sheqer si pije me gaz, lëng frutash, ëmbëlsira
  • Evitojmë totalisht produkte brumi si kruasan, pite, biskota dhe kek sidomos ato që janë me miell të bardhë të tipit 0.
  • Preferojmë bukë integrale, por të moderuar në masë.
  • Preferojmë makarona integrale dhe oriz integral gjtihashtu.
  • Preferojmë frutat si burim i vetëm të sheqerit
  • Konsumojmë 2 sallata në ditë me perime të larmishme në ngjyra.
  • Nëse dëshirojmë diçka të ëmbël harrojeni bakllavanë! Preferoni fruta, pak mjalt ose çokollatë të zezë 70%

Ushqimet dimërore që mund t’i përdorim në këtë stinë dhe që do ndihmojnë trupin të kthehet në formë

Si në çdo stinë edhe në dimër duam që menuja jonë të përmbajë sa më shumë perime të stinës të cilat mund të konsumohen në formën e supës, pasi në temperatura të ulta do të na ndihmojnë të hidratohemi (shumë konsumone më pak ujë), të hamë më pak sasi në vaktet kryesore (drekë – darkë) dhe nuk mund të na mërziten pasi mund të kemi larmi. Supa me legume (thjerza, bizele, fasule) të kombinuara me drithra, si grurë, misër, oriz do na bëjë të ndihemi më të ngopur duke plotësuar nevojat tona proteinke dhe kalorike, por pa marrë aspak yndyrë shtazore. Në këtë mënyrë lehtësojmë organizmin tonë që është mbingarkuar kohët e fundit nga ushqimet shtazore me shumë yndyrë. Supat me perime me pak mish pule dhe kërpudha janë shumë të këshillueshme, pasi përveçse nuk përmban shumë yndyrë ndihmon shumë sistemin tonë imunitar duke na mbrojtur nga virozat.

Permet, si spinaq, panxhar i kuq, lakër e kuqe dhe e bardhë, presh, brokoli, kungull të verdhë (kungull dimri) lule lakër, rrepa duhet të konsumohen shpesh si në formën e supës, por dhe në sallatë të ndryshme.

Mos përsërisni gabimet tuaja të 2014 edhe në 2015 te mënyra e të ushqyerit

Një nga gabimet që bëhet më shpesh dhe që është shkaktari i reagimit shumë të keq është orari. Është gabimi më i lehtë nëse konsumoni diçka më shumë, por është më keq të lini vaktet tuaja pa ngrënë. Orari është si Bibla ose Kurani për një person që kërkon rënie në peshë prish regjimin (dietën), pasi ka evituar një vakt ose ha shumë më shumë pasi është evituar një vakt. Hani mëngjes një nga gjërat më të dëgjuara dhe që nuk do të lodhemi duke e thënë.

Konsumoni ujë

Në dimër pjesa më e madhe konsumojnë shumë më pak ujë se në verë! Është e vërtet organizmi ynë ka nevojë më shumë për ujë gjatë verës, por kjo nuk do të thotë se në dimër do të bëhemi ‘Deve ‘. Qoftë edhe në formën e çajrave në dimër do të ishte një burim shumë i mirë i ujit, vetëm kujdes me sasinë e sheqerit ose të majltit. Preferoni çajra bimore me larmi shijesh në mënyrë që mos t’ju mërziten, t’ju ofrojnë sasi vlerash antioksiduese dhe t’ju përforcojnë imunitetin dhe rikthimin në linjat tuaja.

tvklan.al/V.H