Një automjet i parkuar është djegur pjesërisht, pasi persona të paidentifikuar kanë hedhur brenda saj lëndë djegëse. Ngjarja ka ndodhur mëngjesin e së mërkurës rreth orës  03:30, në lagjen “Besëlidhja”, Lezhë.

Sipas njoftimit të policisë autorët kanë thyer xhamin e mjetit tip  Volkswagen me targa AA 096 O S, në pronësi të shtetases me inicialet L.P., i cili i ka qenë i parkuar duke i  hedhur një shishe me lëndë djegëse brenda në automjet, ku nga zjarri i shkaktuar janë djegur pjesërisht sedilet dhe tapiceria.

Grupi hetimor po vijon kryerjen e veprimeve hetimore në vendngjarje  si dhe po bëhet këqyrja e kamerave përgjatë rrugës dhe në afërsi të vendit të ngjarjes me qëllim sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e autorëve.

/tvklan.al