Një automjet është përfshirë nga flakët gjatë orëve të para të mëngjesit në qytetin e Vlorës. Ngjarja ndodhi rreth orës 04:20, në lagjen ”15 Tetori”, përpara Bashkisë së këtij qyteti.

Sipas policisë, mjeti ”Audi A4” me targa AA 452 Ph, është në pronësi të 44 – vjeçarit G.D. Makina ka qenë e parkuar në momentin që ka është përfshirë nga zjarri, duke u djegur pjesërisht.

Me ndërhyrjen e zjarrfikëses është bërë e mundur shuarja e flakëve.

Policia dyshon që akti është i qëllimshëm.

ABC News

raporton se tri ditë më parë të njëjtës makine iu vu flaka nga pjesa e parme e saj, por mbërritja në kohë e zjarrfikësve bëri që ajo të shpëtonte pa u dëmtuar rëndë. Policia ka kërkuar të marrë në pyetje pronarin e mjetit, i cili u njoftua për djegien e makinës përmes policisë

./tvklan.al