Mbrëmjen e së shtunës është djegur zyra e drejtorit të ALUIZNI-t në zonën e Fushë Krujës.

Burimet i thanë ABC News se zjarrëvënia dyshohet të ketë qenë e qëllimshme.

Forcat e policisë dhe zjarrfikëset kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

Më datë 03.02.2018, rreth  orës 20:25,  në Sallën Operative është njoftuar  se në Fushë – Krujë ka rënë zjarr në zyrat e ALUIZNI-t.

Menjëherë në vendngjarje kanë shkuar Efektivet e Policisë, të cilët kanë konstatuar se kishte rënë zjarr në një nga zyrat e Aluiznit dhe për pasojë janë shkaktuar dëme materiale.

Forcat Zjarrfikëse kanë bërë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të rënies së zjarrit.

/tvklan.al