Më shumë se gjysma e bizneseve gjermane që u përfshinë në një anketë mbi situatën ekonomike në Shqipëri, i japin asaj notë negative.

Në përfundim të sondazhit  rezultoi se numri i bizneseve  gjermane që e perceptojnë si negative situatën ekonomike në Shqipëri është rritur me 9% më shumë krahasuar me një vit më parë.

Për vlerësimin e  Shqipërisë pjesëmarrësit dhanë përgjigje për mbi 20 faktore, të cilët këtë vit janë përkeqësuar pothuajse nga barra tatimore deri tek siguria ligjore, siç tregojnë shigjetat e kuqe në këtë grafik.

Shqipëria në këtë anketë renditet e fundit si destinacion ku gjermanët do të investonin sërish, si dhe e parafundit në rajon për tërheqjen e investimeve.

Dhoma Gjermane e Tregtisë rendit 5 pika si pengesë për investime në Shqipëri.

Rolf CASTRO-VASQUEZ, President i DIHA-s:

“ Lufta kundër infomalitetit dhe korrupsioni” transparenca e Tenderave Publike, siguria ligjore, parashikueshmëria e poltikave ekonomike dhe administratës publike, si dhe forcimi i shtetit të së drejtës”.

Për të përmiresuar klimën e biznesit nevojiten persona të qendrueshëm kontakti me Entet shtetërore si dhe të zgjidhet problemi i kontrolleve tatimore.

Rolf CASTRO-VASQUEZ , President i DIHA-s:

“Përsa i përket taksave, bizneset gjermane kontollohen 20 herë më shumë në vit sesa bizneset e tjera vendase nga tatimorët”

Sa i përket pritshmërive për situatën ekonomike në të ardhmen, 20%  e bizneseve thonë se situata do përkeqësohet, ndërsa  60 % mendojne se situata nuk do të ndryshojë.

Tv Klan