Si përgjigjet Rama kur duhet të zgjedhë mes Bashës dhe Kryemadhit

Teksa Amerika pritet të zgjedhë presidentin e ardhshëm, Kryeministri Edi Rama u pyet këtë të martë nga gazetarët nëse mes Joe Biden dhe Donald Trump kishte një të preferuar. Kreu i qeverisë shqiptare tha se të dy i kishte miq, ndaj dhe nuk mund t’i veçonte. Por ai nuk nguroi që të fliste për preferencën e tij mes Kreut të Partisë Demokratike, Lulzim Basha dhe kryetares së LSI, Monika Kryemadhi. Mes tyre, Rama u shpreh se i pëlqente Basha, të cilin siç tha, dihet që e ka mik.

“Nëse më pyesni për preferencën midis Lulzim Bashës dhe Monikës, mund t’jua them pas asnjë hezitim që më pëlqen Lulzim Basha. Po tani më çoni në Amerikë e më kërkoni parapëlqime për dy njerëz që i kam edhe miq të dy, kjo nuk shkon. Sepse te Luli dhe te Monika dihet që kam mik Lulin dhe jam në konflikt interesi”./tvklan.al