Në serialin televiziz “Fate të kryqëzuara” ajo interpreton Dilarën, personazhin që për ndjekësit e këtij prodhimi turk, e që transmtohet në Televizionin Klan, ajo nuk përbën gruan e dashur dhe të pëlqyer nga të gjithë.

Ebru Ozkan që prej 11 vitesh është nga aktoret e perzgjedhura nga regjisorët turk, në gjininë e telenovelave, së fundmi ka tërhequr edhe interesin e disa mediave shqiptare. Eshtë Panorama online dhe Vipstar që kanë kontakuar me aktoren për të mësuar më shumë për të, për jetën jashtë sheshit të xhirimt.

Rrëfimin e nis me fëmijërinë. E lindur në Ankara, e braktisur nga prindërit, Ebru Ozkan, thotë se i është dashur të ushqehet me pemë të egra për të qëndruar gjallë. Ajo thotë se është shumë e lidhur me aktrimin, është e lumtur dhe se shpreson në të ardhmën e mirë.

E pyetur nga Panorama online për jetën personale, Ebru Ozkan, e përkufizon dashurinë si hallkën kryersore të jetës dhe vlereson te mashkulli, sinqeritetin. Nuk e klasifikon veten te femrat e bukura, por te ato që kanë shije në të bërit e gjerave. E dashuruar me konceptin e familjes, aspak gjykuese për të divorcuarit, Ebru Ozkan thote se njerezit duhet t’i karakterizoje toleranca. Për tu kthyer te personazhi i saj Ebru thote se Dilara e “Fate të kryqezuara” bën atë që jeta i ka mësuar, është e justifikuar në botën dhe karakterin e saj.

Tv Klan