Fundi i muajit Nëntor do të mbyllet i ftohtë dhe me reshje. Që prej ditës së hënë, në shumicën e territorit të vendit do të rikthehen shirat, ndërsa temperaturat gjatë natës do të zbresin deri në 1 gradë celcius.

Meterologët parashikojnë gjatë gjithë javës se shirat do të mbulojnë një pjesë të madhe të hartës së vendit, duke u përqendruar sidomos në zonat veri – perëndimore dhe juglindore.

Sipas tyre, mesnata e të dielës do të sjellë jo vetëm shi, por edhe stuhi të forta ere në bregdetin e jugut. Shpejtësia e erës mendohet të jetë 70 km në orë, duke bërë që deti të jetë i trazuar.

Deri ditën e mërkurë temperaturat do të bien mesatarisht me dy gradë celcius në ditë, duke shënuar minimumin me 9 gradë gjatë drekës dhe mesatarisht 2 gradë gjatë natës.

E gjithë java e ardhshme do të mbizotërohet nga shirat dhe temperaturat e ulëta, që shënojnë zyrtarisht hyrjen në muajin e parë të stinës së ftohtë të dimrit.

Sinoptinakët parashikojnë që fillimi i muajit Dhjetor të ketë shumë reshje shiu, ndërsa temperaturat do të jenë tipike të stinës.

Tv Klan