Bllokime, shqetësime dhe deri tek viktimat… Këto janë pasojat e motit të akullt që ka përfshirë pjesën më të madhe të Evropës dhe Mesdheut.

Vetëm në Itali, janë raportuar 7 të vdekur gjate 48 orëve të fundit, 5 prej tyre ishin të pastrehë.

Në jug të Italisë, në Brindisi dhe Bari, aeroportet janë mbyllur që nga dita e shtunë, ndërsa me në qendër të Italisë, në Agnone, është gati e pamundur të dalësh nga shtëpia.

Temperaturat kanë shënuar deri në -10 gradë, ndërkohë meteorologët kanë parashikuar se dëbora do të jetë edhe më e dendur gjatë fundit të javës.

Në Turqi janë bllokuar qindra rrugë dhe po aq është numri i fluturimeve që janë ndërprere nga aeroportet kryesore të vendit.

Në Poloni janë raportuar 7 viktima, si pasoje e hipotermisë, ndërkohë që termometri shënoi temperaturën rekord -30 gradë.

Të tjera viktima ka shkaktuar acari. Dy emigrantë u gjetën të ngrirë për vdekje në Bullgari ndërsa trupi i një 20-vjecari afgan u zbulua në veri të Greqisë.  Edhe vendet e Ballkanit po jetojnë në temperatura ekstreme nën 0 gradë. / TV KLAN