Dimri duket se është në prag. Tre ditët e para të javës që vjen do të jenë shumë të ftohta.

Sipas parashikimeve të bëra nga Meteoalb, reshjet e shiut do të jenë prezent vetëm në orët e para të ditës së hënë, më pas moti do të jetë i kthjellet dhe i ftohtë.

Temperaturat do të pësojnë ulje deri në 4 grade, duke bërë që ato të luhaten nga -3 °Celcius ne mëngjese deri në 16°grade në mesdite.

Deri në fundjavë parashikohet që moti do të jetë i kthjellët.

Aktualisht viti 2017 rezulton të ketë marrë mesatarisht 65% të sasisë së reshjeve vjetore ndërsa temperaturat, megjithë rënien që presim javën që vjen, do qëndrojnë mesatarisht 2.2 grade C mbi mesataren shumëvjeçare të territorit shqiptar.

/Tv Klan