Në orarin zyrtar, Robert Wilton është zëvendës ambasadori i OSBE-së në Tiranë. Jashtë tij, përveç shkrimtarisë, diplomati anglez është angazhuar në përkthimin e krijimtarisë së Migjenit. Kjo nismë personale, për të sjellë në anglisht një nga poetët që Roberti i jep statusin “i veçantë”, në historinë e Letërsisë Shqipe objektivi është, konkretizimi në një botim.

Por çfarë e ngacmoi diplomatin në vargjet e Migjenit? Dy nga poezitë që trazuan shpirtin e Robertit në lexim të parë ishte “Rezignata” dhe “Parathënia e parathënieve”.

Përmes Migjenit dhe shumë poetëve të tjerë, afrimi me një kulturë të re erdhi natyrshëm, aq sa shkrimtari anglez e quan Shqipërinë shtëpinë e tij të dytë.

Angazhimi i tij për të dhënë botës anglisht-folëse sa më shumë letërsi shqiptare do të vazhdojë me të tjerë poetë e prozatorë.

Tv Klan