Të gjithë e dimë që ushqimi i mëngjesit ka një rol të rëndësishëm dhe ndikon në ditën e secilit, pasi do t’ju bëjë më energjik dhe të qetë.

Prandaj dhe vakti i mëngjesit ka një rol të rëndësishëm. Shoqata Amerikane e Zemrës ka publikuar të dhëna të reja lidhur me konsumimin e mëngjesit. Studimi, i kryer nga ekspertët në Universitetin e Kolumbisë, në Nju Jork, zbuloi se njerëzit që hanë rregullisht mëngjes të shëndetshëm priren të marrin më pak kalori gjatë ditës.

Në studim thuhet se rreziku për zhvillim të sëmundjeve të zemrës nuk rritet vetëm nga mënyra e ushqyerjes por edhe koha kur hamë.

Trupi i njeriut ka më shumë kohë për të djegur energji para se të vijë orari i gjumit. Njerëzit duhet të marrin 15-25% të energjisë së ditës nga vakti i mëngjesit, mes 300-500 kalorive për gratë dhe 375 -625 për meshkujt.

Sipas tyre një mëngjes i shëndetshëm duhet të përmbajë lëndë ushqyese si fibra, kalcium, kalium dhe vitaminë D.

Studime të mëparshme kanë treguar se njerëzit që e anashkalojnë mëngjesin janë 27% më të rrezikuar që të pësojnë atak në zemër dhe 18% goditje në tru./tvklan.al