Natyra ka një mënyrë të çuditshme të funksionuarit. Kjo video e vërteton më së miri. Në Amerikë, një çift kishte shpëtuar një ketër nga rruga, që e kishte këmbën e dëmtuar. 

Por në fund ata vendosën që kishte ardhur koha që ketrin ta kthenin në shtëpinë e tij të vërtetë.

Kur bashkëshorti e lëshoi ketrin, ai u ngjit menjëherë në një pemë. Disa sekonda më pas, një mace e rrugës ngjitet në pemë me shpejtësi dhe e mbërthen ketrin.

Kjo solli reagimin e tmerruar të çiftit amerikan, që nuk e prisnin kurrsesi që diçka e tillë të ndodhte.

Klan Plus/ Xh. Kuta