Kampionatet më të rëndësishëm të futbollit në kontinent kanë liderët e tyre. Në Angli, Gjermani, Spanjë apo Francë diferenca me vendin e dytë është e madhe. Manchester City që po thellon rekordin e fitoreve radhazi në 17. Suksesi me Bournemouth në fundjavë bëri që Manchester United të jetë 13 pikë larg.

Në Gjermani Bayern u rikthye me Jupp Heynckes. Schalke që është kërcënuesi për vendin e parë ka 9 pikë më pak. Në Spanjë, Barcelona me fitoren 3 – 0 në El Clasico e luajtur në Madrid thelloi shkëputjen me ndjekësit. Një sukes edhe për moral që u ndihmua edhe nga disfata e Atletico me katalanasit kanë 9 pikë më shumë. Paris Saint Germain është zotërues në Francë.

Monaco dhe Lyon kanë nga 9 pikë më pak. Vetëm në Itali gara është më e fortë me pretendentët për titullin këmbejnë vendet në krye. Napoli, Juventus, Inter apo Roma po rivalizojnë me njëri-tjetrin. Mbeten ende ndeshje për të vendosur triumfuesin. 

Tv Klan