Kompania e “Snapchat” ka humbur rreth 40 milionë dollarë, pasi një nga produktet e tij nuk kapi shitjet e parashikuara. Bëhet fjalë për syzet e quajtura “spectacles”, një projekt që “Snapchat”  e nxori në treg vitin e kaluar.

Këto syze, të jepnin mundësinë të filmoje video, duke shtypur  një buton. Më pas regjistrimin mund ta ndaje me shokët, në aplikacionin e “Snapchat”. Çmimi i tyre është 129 dollarë ndërkohë që kritikët e cilësojnë si shumë të shtrenjtë.

Gjithashtu, shumë persona ishin ankuar se kualiteti i videove që regjistroheshin, ishte tepër i ulët. I nisur nga këto probleme, shefi ekzkekutiv i “Snapchat”, Evan Spiegel deklaroi se do të ndalohet prodhimi i këtyre syzeve.

Klan Plus

Përgatiti: Xh.Kuta