Federata Shqiptare e Futbollit është gjobitur sërish nga komisioni i disiplinës së FIFA, kësaj here me 30 mijë franga zvicerane. Shkak është sjellja e tifozëve në takimin me Maqedoninë më 5 shtator në Strumicë.

Sipas njoftimit të publikuar në faqen e FIFA-s ka patur flakadë në ndezur dhe parrulla politike. Në njoftim shkruhet edhe për vonesë në nisjen e pjesës së parë dhe të dytë.

Ky është ndëshkimi i shtatë që Federata Shqiptare e Futbollit merr në këtë sezon.

Tv Klan