Walt Disney ka njoftuar se do të blejë 21st Centery Fox-in për 44 miliardë euro nga familja Murdoch. Marrëveshja përfshin edhe 39% të aksioneve të Fox-it në televizionin satelitor Sky dhe studiot e filmit të Century Fox, njofton Disney.

Asetet e mbetura të Fox, duke përfshirë lajmet dhe sportin, do të formojnë një kompani të re.

Kjo marrëveshje nënkupton fundin e më shumë se një gjysmë shekulli zgjerim të medias të udhëhequr nga Rupert Murdoch, që tani është 86 vjeç.

Familja Murdoch tani njoftohet se do të ketë 4,25 % të aseteve të Disney në pronësi.

Rupert Murdoch kishte trashëguar nga babai i tij gazetën australiane kur ishte vetëm 21 vjet dhe arriti ta shndërrojë atë në perandorinë më të madhe të lajmeve dhe filmave në botë.

Vendimi i Murdoch për të shitur asetet e tij ka ardhur si surprizë pasi është pritur që ai ta mbajë biznesin dhe t’ua lë atë fëmijëve të tij, James dhe Lachlan.

/klankosova