sensibilizimiNë Ditën Botërore të osteoporozës shërbimi i Reumatologjisë në Qendrën Spitalore Universitare “Nënë Tereza” ka zgjedhur të sensibilizojë qytetarët.

Sipas shefes së shërbimit Teuta Backa është më e lehtë ta parandalosh se sa ta kurosh sëmundjen prandaj ajo apelon për kujdes me regjimin ushqimor, jetë aktive e shmangien e duhanit. Aq më tepër për personat me risk më të lartë si gratë pas menopauzës, personat mbipeshë, ato mbi 50 vjeç apo ata që kanë vuajtur nga sëmundje të tjera p.sh diabeti e tiroidet.

Kryesisht në këto grupe qytetarësh mjekët kanë ofruar dhe analiza falas. Mjekimi për osteoporozën ka kosto të lartë prandaj sipas shefes së shërbimit të reumatologjisë për herë të parë këtë vit është mundësuar dhe rimbursimi i tij. Në vendin tonë shifrat e personave të prekur nga osteoporoza janë gati dyfish më të larta se në botë.

Tv Klan