Arrin në ditën e 17 greva e urisë së 9 banorëve të Zharrëz. Për tu ardhur në ndihmë grevistëve mjekët po asistojnë më serume dhe qetësues për dhimbjet.

Deri tani grevistët janë vizituar vetëm nga përfaqësues të presidencës, OSBEE dhe Libras.

Lëkundjet që u ndjenë në të gjithë rajonin e Fierit shkaktuan dëme në banesa dhe orendi shtëpiake kryesisht në fshatin Zharrëz dhe Belinë.

Pas një vendimi të Këshillit të Ministrave është ngritur një grup pune ndërministror që do të hetojë shkaqet e lëkundjeve. Banorët akuzojnë kompaninë Bankers Petroleum si shkaktar të lëkundjeve që kanë sjellë dëme tek shtëpitë e zonës.

E ndërsa 9 banorë janë në grevë urie, të tjerë banorë të zonës bllokojnë çdo mbrëmje rrugën Fier-Berat në shenjë proteste dhe solidariteti./ TV KLAN