Greva2Të larguarit nga administrata kanë hyrë në ditën e 6 të grevës së urisë. Gjendja e tyre sa vjen e rëndohet. Gjatë oreve te para te dites se sotme Tonin Kolthi eshte ndjere keq duke lene ambjentete e greves se urise.

Ai u dërgua për të marrë ndihmën mjekësore në spital. Ndërkohë pak orë më vonë në spital është dërguar edhe Nertila Qafzezi, kryetare e grevës së urisë njëkohësisht kryetare e shoqatës në mbrojtje të të larguarve nga puna. Qafzezi ka pasur ulje të ndjeshme të tensionit.

Probleme shëndetësore kanë shfaqur edhe disa grevistë të tjerë.

Petrit Fejzullaj, nje ish-financier i Institutit të Kujdesit Shëndetësor kërkoi ndihmën e mjekëve.

Po ashtu dy grevistë të tjerë që ishin transferuar në mëngjes herët në Qendrën Spitalore Universitare iu rikthyen grevës. Grevistët mbeten të vendosur të vazhdojnë sakrificën e tyre deri sa qeveria t’i dëgjojë dhe të zbatojë vendimin e gjykatës kushtetuese që u mundëson atyre rikthimin në punë.  Sokol Ukperaj, një ish-specialist i kontrollit të pagave në Institutin e Sigurimeve Shoqërore në Has tha se greva e të larguarve nuk është politike dhe se largimi i tij nga puna është bërë në mënyrë të paligjshme.

Ai ndodhet në këtë grevë për të kërkuar të drejtën e tij dhe se nuk është pjesë e asnjë partie politike.

“Më 5 maj 2014, me anë të një urdhri, më kanë njoftuar se vendi im i punës është shkurtuar, ndërkohë që më pas vendin tim e ka zënë një person me shkollë të mesme. Unë kam dërguar një kërkesë-padi në Gjykatën e Shkallës së Parë në Shkodër për tu rikthyer sërish në punë. Unë jam i persekutuar politik. Nuk përfaqësoj PD por po kërkoj të drejtën time.”

Ndërkaq deputetët e opzoitës denoncuan edhe njëherë neglizhencën e qeverisë për të folur dhe dëgjuar kërkesat e grevistëve.

Tv Klan