Muaji Gusht u mbyll me 6 lëkundje sizmike, të cilat tronditën pjesën më të madhe të vendit. Sipas Institutit të Gjeoshkencave, Energjisë, Ujit dhe Mjedisit tërmeti më i fortë është regjistruar mbrëmjen e djeshme, rreth 49 km në lindje të Tiranës, me një magnitudë prej 4.2 ballësh.

Tërmeti e kishte epiqendrën në fshatin Gështenjas, të qytetit të Librazhdit. Ai ka qenë me një thellësi prej 2 metrash, por nuk raportohen dëme materiale.

Ky ka qenë tërmeti më fortë pas atij që goditi Italinë Qendrore, në të cilën ngelën të vrarë 290 persona dhe dhjetëra të plagosur. Mes viktimave njëri ishte një djalë shqiptar.

/tvklan.al