opracioni ne Dukagjin

Pamje të filmuara nga vetë policia, dëshmojnë se forcat speciale janë ngjitur në mal në komunën e Temalit, kryesisht në fshatin Prekal.

Në operacion janë angazhuar 145 forca policore operative, 20 automjete si dhe 3 skafe.

Operacioni do të zhvillohet në zona të largëta nga qendrat e banuara dhe në terren të vështirë malor.

Një ditë më parë u arrestuan tre persona, kryetari i komunës Pult dhe dy të tjerë që dyshohen se ditën e dytë të aksionit kanë qëlluar me armë ndaj dy helikopterëve që për shkak të dëmtimeve bënë ulje emergjente, por pa pasojë në njerëz.

Deri tani në këtë zonë janë asgjesuar mbi 90 mijë rrënjë kanabis sativa

Prokuroria Shkodër ka përqëndruar hetimet në identifikimin e personave që qëlluan ndaj 2 helikopterëve të përfshirë në aksion.

Ata kanë siguruar dëshminë e një prej personave të dyshuar si dhe mekanizmin se si është qëlluar.

Në ditën e dytë të aksionit të policisë në komunën e Dukagjinit, dy helikopterë një i ushtrisë që transportonte trupat special dhe një i policisë që patrullonte terrenin u qëlluan me armë nga banorë të zonës, tashmë të shpallur në kërkim.

Për arrrestimin e tyre policia ka vënë në dispozicion 100 mijë euro si dëmshpërblim.

Tv Klan